Stine nuk ka të ndalur! Artisti është rikthyer sërish në klasifikimin e “The Top List” me një tjetër projekt të ri. Bëhet fjalë për “Xhemile” që erdhi së bashku me G-Bani dhe Renis, i cili po pritet mjaft mirë nga publiku.

“Xhemile” ka sjellë dhe dy artistë të rinj për Top Awards, legjendari G-Bani dhe Renis. Një hyrje e re e kësaj jave, ky projekt ia ka dalë që të renditet në vend të 40-të në “The Top List”.

Vetëm para pesë javësh, Stine bashkoi forcat me Alandy për të sjellë “Am Do”, një projekt gjithashtu i suksesshëm dhe një dyshe shumë karizmatike. “Am Do” ka arritur që të pozicionohet këtë javë në vend të 78-të të klasifikimit, me 5 vende më lart se java e kaluar.

Stine është në listë edhe me një tjetër projekt shumë të pëlqyer. Është fjala për bashkëpunimin e tij me Aurela Gaçen, “SFL”, në të cilin sollën edhe zërin e të ndjerit Dr. Flori. “SFL” është prej 14 javësh si pjesë e klasifikimit dhe vazhdon të jetë ndër më të preferuarat e publikut. Për këtë javë projekti renditet në vend të 97-të.