Stine vjen sërish në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare të javës. Ai ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Dinasty”.

“Dinasty” është bërë menjëherë pjesë e “The Top List” duke u renditur kështu në vend të 59-të të klasifikimit. Ashtu si gjithmonë, Stine ka ditur si të sjellë një projekt interesant dhe të veçantë.

Në “Dinasty” Stine i këndon dashurisë që shkatërrohet për shkak të matrializmit. Artisti e shfaq hapur mllefin dhe zhgënjimin e tij në këtë këngë.

Fjalët që bien më shumë në sy janë pikërisht “Më thuaj sa të kushton dashnia, më thuaj sa të kushton shoqnia”. Stine goditi sërish në shenjë me “Dinasty”!