“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta.

Secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Para disa javësh, Luiz Ejlli u bë pjesë e ”The Top List” me këngën e tij të krijuar brenda mureve të shtëpisë si dedikim për Kiara Titon. E duket se në këtë ”Big Brother VIP”, Luizi nuk do ishte i vetmi këngëtar i Top Awards.

Këtë javë listës sonë iu bashkua edhe Armaldo Kllogjeri. Gjithashtu edhe ai krijoi këngën e tij brenda shtëpisë që erdhi si dhuratë për të gjitha gratë dhe vajzat me rastin e 8 Marsit.

E jo vetëm në lojën e ”Big Brother VIP”, por edhe në klasifikimin e ”The Top List”, ata të dy do të jenë rivalë të fortë. Teksa froni i javës shkon sërish për Luizin, menjëherë pas tij vjen Armaldo. Por cili prej tyre do të pozicionohet më lart në javën e ardhshme?!