I ftuar në emisionin “Lancio” ka qenë artisti, Armaldo Kllogjeri. Ai ka zbuluar më shumë në lidhje me karrierën e tij muzikore, këngën e re që ka sjellë së fundmi e cila quhet “O jetë”, projektet e reja që pritet të vijnë në të ardhmen dhe jo vetëm…

Si po arrin Armaldo që të gjejë kohën për të githa këto angazhime?

Kush do kohën e gjen. Megjithëse koha është pak e ngarkuar po mundohemi që të sakrifikojmë dhe të ruajmë atë kohë për familjen dhe fëmijët. Këto koncertet në fakt kanë qenë shumë impenjative, kam pasur një audiencë shumë të madhe por mbi të gjitha për mua personalisht është edhe një detyrim ndaj atij publiku që më vlerësoi dhe më ndoqi në shtëpinë e BBV. Sinqerisht ka pasur një dashamirësi shumë të madhe, kam marrë shumë komplimenta dhe urime sidomos pas koncertit vetëm foto pafund. Më vjen mirë që tek e fundit për disa njerëz, shikues dhe admirues ne kemi përçuar emocione të bukura.

Si janë raportet e Maestros tani me Efin?

Unë jo vetëm më Efin por me të gjithë banorët duke qenë nga natyra shumë tolerant dhe shumë fansa më thonë që pse duhet ta kesh këtë tolerancë. Të them të drejtën nuk dua që të kem marrëdhënie të këqija me banorët. Efin e takova, biseduam dy gjëra për t’i sqaruar. Bledi Mane ka qenë surpriza për mua në këtë “Big Brother”, vërtetë është për t’u vlerësuar.

Pse mendon Armaldo që pavarësisht se BBV ka përfunduar çështja me Luizin vazhdon ta “përndjekë” kur haptazi ata e kanë ndërprerë marrëdhënien? Çfarë e intrigon kaq shumë publikun? Po i bën konkurrencë në muzikë?

Jo, aspak. Unë nuk merrem fare me ate pjesë, nuk dua t’i bëj konkurrencë për asgjë. Unë kam projektet e mija, drejtimin dhe objektivat e mija dhe mendoj që pjesa e BBV me Luizin ka shumë muaj që ka mbaruar për mua dhe nuk e di pse e bëjnë akoma këtë. 

Cila ka qenë oferta më e çmenduar ose më e jashtëzakonshme që të është bërë ndonjëherë për të performuar diku?

Për hir të së vërtetës kanë qenë disa por unë nuk kam pranuar, por më e sikletshmja dhe më e vështira ka qenë që unë të performoja në një klub striptizmi. 

Si i ruan Armaldo Kllogjeri raportet me Valbona Memën tani që BBV ka përfunduar?

I ruajmë shumë mirë jemi korrekt me njëri-tjetrin.Kemi marrëdhënie të mira sepse çfarë është bërë brenda shtëpisë së BBV i kemi mbyllur ato padyshim,  Jo vetëm me Valbonën por me të gjithë banorët.