Më 6 Shtator në Tiranë do të mbahej eventi aq i pëlqyer dhe argëtues për të rinjtë, Colour Day Festival. Ky event fillon në mesditë dhe zgjat deri në mesnatë, nga muzika më e mirë live dhe deri te muzika elektronike. Colour Day Festival bashkon ngjyrat dhe muzikën në një të vetme.
Disa prej emrave që do të ngjiteshin në skenën e këtij festivali ishin: Alban Chela, Ardian Bujupi, Arilena Ara, Dren Abazi, Mozzik, Getinjo, West Side Family, Elgit Doda, Vin Veli, DJ Vicky, Young Zerka dhe shumë të tjerë. Pas një viti mungese për shkak të pandemisë, ky festival do të mbahej këtë vit dhe shumë njerëz që mezi po e prisnin u lumturuan.
Madje ata që kishin blerë biletat e tyre për vitin që shkoi, do të mund t’i përdornin sërish këtë vit. Kjo deri në momentin që Colour Day Festival u anulua. Organizatorët e eventit me keqardhje lajmëruan se festivali nuk do të mbahej, deri në një moment të dytë dhe shkak u bënë shifrat në rritje të rasteve me koronavirus.
Patjetër që ky lajm nuk u prit mirë deri diku nga keqardhja por sigurisht që ky ishte vendimi i duhur për ruajtjen e shëndetit të të gjithëve. Skenës së Colour Day Festival do ti shtonte edhe më shumë ngjyra, Arilena Ara.
Fituesja e shumë çmimeve ndërkombëtare dhe kompeticioneve të rëndësishme në botë do të ngjitej në skenë për të ofruar një performancë të jashtëzakonshme. Me super energji, ngjyra, performancë live, ajo do të prezantonte dhe albumin e saj të ri, “Pop Art”.
Mesa duket do të na duhet të presim deri në një moment tjetër për të shijuar festivalin më të veçantë dhe argëtues, si dhe të zbulojmë albumin më të ri të Arilenës, që e presim me padurim.