Dy këngëtarët e njohur Anxhela Peristeri dhe Vedat Ademi, kanë publikuar këngën më të re në duet. “1960” mban titullin projekti, i cili vjen me interpretim të shkëlqyer nga dyshja në fjalë.

Vedat Ademi prej vitesh tashmë jeton në SHBA, me bashkëshorten e tij dhe fëmijët. Publiku e ka ndjerë mungesën e tij gjatë kësaj kohe, ndonëse Vedati nuk ka qëndruar asnjëherë larg muzikës.

Ky bashkim mes këtyre artistëve kaq të mëdhenj e të talentuar, patjetër që ishte një surprizë mjaft e bukur për të gjithë publikun. Anxhela dhe Vedati duket sikur vërtet na kthyen pas në kohë me një klip të tillë mjaft të veçantë.

“1960” është mbase projekti që kemi pritur për një kohë të gjatë dhe këta dy artistë kanë krijuar padiskutim një perlë muzikore. Projekti i tyre ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”, duke mbyllur kështu Top 100.