Algert Sala, pas një projekti solo, këtë herë ka ardhur në klasifikimin e “The Top List” me një bashkëpunim. Ai ka bashkuar forcat me një artiste të re të tregut, Sonja Likaj dhe kanë publikuar “Hedh pas”.

Një këngë kjo dedikuar ndjenjave të dashurisë. “Hedh pas” ka hyrë këtë javë në klasifikim dhe e prezanton për herë të parë Sonjën tek publiku i Top Awards.

Sonja Likaj ka lindur më 10 shkurt 2004 dhe me origjinë nga Laçi. Aktualisht jeton në Tiranë, ku është dhe e angazhuar me studime në Bachelor për Administrim Biznesi. Sonja është marrë me muzikë që në moshë shumë të vogël, ku angazhohej në aktivitete shkollore. Muzika dhe të kënduarit është pasioni më i madh për të. Sonja përveç se këngëtare, është po ashtu dhe tekstshkruese e talentuar. Projekti i saj i parë është kënga me titullin “Aman”, me të cilën u përfaqësua tek publiku si këngëtare. Përpos jetës studentore dhe këngëtare, Sonja punon si menaxhere marketingu.