Pavarësisht se është konsideruar një javë e qetë sa i përket hyrjeve të reja muzikore, duket se publiku nuk është ndalur së dëgjuari muzikë dhe këtë e vërteton fakti i votave që projektet muzikore kanë marrë në klasifikim.
Sa i përket “Top 10” janë vënë re ndryshime të mëdha dhe si kënga që ka pësuar ndryshim më të madh është “Sytë mu kanë qorru” e Majk, e cila është ngjitur me plot 93 pozicione.
Dy artistët që janë pëlqyer së tepërmi nga publiku janë Alban Skënderaj dhe Ledri Vula, të cilët gjenden me nga dy këngë secili në “Top 10”.
“Ki meshire” dhe ” Cdo dite një Shën Valentin” janë dy këngët e Albanit të pozicionuara përkatësisht në vendin e tretë dhe vendin e 9-të. Vetëm disa javë më parë, pozicionimi i këtyre këngëve ka qënë në krye të listës por pavarësisht kësaj ato ende vazhdojnë të renditen 10-shen e këngëve më të dëgjuara të javës. “Ki meshire”, e cila shënon javën e tretë në klasifikim, për këtë javë renditet në vendin e tretë, duke humbur një pozicion nga java e kaluar ndërsa “Cdo dite një Shën Valentin” ka humbur dy pozicione nga java e kaluar, duke u renditur në vendin e 9-të.
Sa i përket Ledri Vules, ai ka vetëm pak ditë më parë ka publikuar albumin e tij më të ri “10/10”. “Piano Rap” dhe “Prej Inati” janë dy prej këngëve të albumit më të ri të reperit, të cilat kanë rezultuar mjaft të pëlqyera. Për këtë javë “Prej Inati“, e cila ka humbur vetëm një pozicion nga java e kaluar, këtë javë mban vendin e 4-t. Ndërsa sa i përket “Piano Rap“, e cila ka 6 janë në “The Top List” për këtë javë renditet në vendin e 10-të duke mos pësuar asnjë ndryshim nga java e kaluar.
Se cili nga artistët do vazhdojë t’i mbajë dy projektet muzikore ne “Top 10”, kjo mbetet për t’u parë në javët në vazhdim.