Vera nuk ka aspak pushim për Dafina Zeqirin. Një tjetër bashkëpunim i shtohet repertorit së saj dhe këtë herë bashkon forcat sërish me Alban Skënderaj.

Hiti i tyre “Copa Copa”, do të pasohet nga “E para/i pari”. Ata ndanë një video në rrjetet sociale ku zbuluan një pjesë nga kënga. Pak ditë më vonë, u bë edhe publikimi zyrtar në kanalin e Youtube.

“E para/i pari” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Një bashkëpunimi tillë nga dy artistë shumë të pëlqyer nga publiku nuk mund mos kishte sukses.

Dimrin që lamë pas ata publikuan bashkëpunimin e tyre të parë që pati shumë sukses dhe një projekt i dytë mes tyre do të ishte perfekte dhe fiks ajo që dëshironim të gjithë. “E para/i pari” është renditur nga votat e publikut në vend të 31-të të listës për këtë javë.