Capital T prej shumë vitesh tanimë ka arritur të fitojë zemrat e audiencës me muzikën e tij. Reperi shpesh ka lëvruar zhanre të ndryshme duke nisur që nga këngët e dashurisë, që për hir të së vërtetës janë ndër më të pëlqyerat nga ndjekësit thënë kjo nga klikimet e shumta që marrin, e duke vazhduar tek këngët më ritmike. Megjithatë aty ku Kapo ka treguar se shkëlqen gjithmonë është muzika hip-hop.
Së fundmi Capital T ka publikuar këngën e tij më re të titulluar “Plan”. Ky projekt është renditur në vend të 55-të klasifikimit të “The Top List”.
Përpos karrierës si këngëtar, Kapo ka qenë shpesh i diskutuar për jetën e tij private. Së fundmi është përfolur shpesh për një lidhje dashurie me modelen e njohur Adrola Dushi. Megjithëse u diskutua gjatë në media, dyshja nuk pranuan kurrë publikisht se ka diçka mes tyre. Dyshimet dyshja i shtuan jo vetëm me një fotografi selfie të dyshes që bëri shumë bujë asokohe, por dhe pjesëmarrja e Adrolës si modele në klipin e tij.
Mirëpo, Kapo shpesh e ka mohuar këtë lidhje duke u shprehur se kanë vetëm marrëdhënie profesionale dhe asgjë më shumë, por dyshja çdo herë e më shumë na shtojnë dyshimet. Teksa modelja jeton në SHBA dhe reperi së fundmi po mban një tur koncertesh në Amerikë. Modelja, sigurisht nuk mund të mungonte në koncertin e reperit dhe jo vetëm kaq, por në disa foto të shkrepura gjatë kohës që ai ishte në skenë, Adrola duket vërtet e apasionuar pas tij, teksa nuk ja ndan për asnjë moment shikimin duke buzëqeshur gjatë gjithë kohës.