Arilena Ara së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Ke me mungu”, e cila është bërë menjëherë pjesë e “The Top List”. Ky projekt është një baladë shumë e ndjerë dashurie, pak më ndryshe nga projektet më të fundit të saj. Përmendim këtu “Aligator” dhe bashkëpunimin me Dafina Zeqirin, “Thirr policinë”, të cilat ishin shumë ritmike.

Duket se Arilena ka bërë pak pauzë dhe e ka ‘thyer’ atmosferën me “Ke me mungu”. Nga ana tjetër, një tjetër këngëtare ka publikuar këngën e saj, po baladë së fundmi.

E kemi fjalën për Adele, e cila ka publikuar këngën e saj më të re, “Easy on me”, pas një periudhe shumë të gjatë pauze. Pra dy balada në një javë, nga njëra anë Arilena, nga ana tjetër Adele, një këngë shqiptare dhe një këngë e huaj. Cilën preferoni ju më shumë?

“Ke me mungu” e Arilena Arës renditet në vend të 10-të të klasifikimit të “The Top List”