Që në javën e parë të publikimit, projekti më i ri muzikor i Stenalo Mëhillit, jo vetëm u bë pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Awards” por ai u rendit mjaft mirë në listë, ekzaktësisht në vendin e 7-të.
Pas një pauze muzikore, ish-konkurrenti i “The Voice of Albania”, u rikthye me një projekt i punuar i gjithi në anglisht nga kompozitori Ashley Hicklin.
Kjo këngë, e cila ka marrë mjaft komente pozitive, në javën e dytë të klasifikimit, arriti të ngjitej me tre pozicione, duke kapur vendin e 7-të.
Java e tretë nuk rezultoi aq pozitive për “Cosmonaut”, duke humbur 53 pozicione nga java e kaluar, duke u renditur në vendin e 60-të.
E komentuar shumë pozitive për muzikën dhe tekstin, me një performancë “live” të shkëlqyer në skenën e “The Voice Kids”, duket se në një farë mënyre ky projekt muzikor nuk ka marrë atë vlerësimin e duhur që kënga meriton në të vërtetë.
Pavarësisht se kjo javë e gjen “Cosmonauts” 45 pozicione më lartë, ende mbetet në pikëpyetje nëse publiku shqiptar do e votojë javën e ardhshme këtë projekt muzikor të Stenaldos, për t’i dhënë vlerësimin e merituar.