I ftuar në emisionin “Top Fare” në Top Albania Radio ka qenë Stenaldo Mëhilli. Ish-banori i Big Brother VIP 5 ka zbuluar më shumë detaje nga eksperienca e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe gjithashtu është ndalur edhe te projekti më i ri me Stinen. Kënga “Koha nuk fal” u interpretua nga të dy artistët gjatë finales së madhe të Big Brother VIP për herë të parë.

Si ndihet Stenaldo që kënga me Stinen është pritur mirë nga publiku?

 Nesti ka bërë një punë kolosale për këngën, i gjithë falenderimi i shkon atij dhe stafit që u angazhuan për ta mbaruar këngën në kohë rekord.   

Jam shumë mirënjohës, ndonjëherë mendoj që këto dy anë të mijat nuk u panë plotësisht në Big Brother për këtë më vjen pak keq. Nuk pata njerëz, më falni me gjithë respektin. Kjo nuk bën askënd nga ata atje të pavlefshëm thjesht ne lidhemi me ata që lidhemi dhe unë me kastin që pata në Big Brother nuk i gjeta këta, hiq Nestin, Luizin dhe Malin.