Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, gjatë muajit të dashurisë, fituesi i këtij edicioni të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli vendosi t’i dedikojë një këngë moderatores Kiara Tito, tashmë bashkëshortja e tij. Ai e realizoi atë në kohë rekord brenda Dhomës së Rrëfimit dhe menjëherë pas publikimit në kanalin zyrtar të Top Channel u kthye në një hit kombëtar dhe prej disa javësh rresht arriti të rrëmbejë vendin e parë në “The Top List”.

Kjo të paktën deri tani. Dj Benito ka vendosur të realizojë versionin remix të kësaj kënge, duke na sjellë më pranë sezonit veror dhe ritmit energjik që na duhet për tu përgatitur për verën. Remix-i i ”Me ty” ka arritur të rrëmbejë vendin e parë që në javën e parë të publikimit.

Remix-i i këngës hit të Luiz Ejllit, është tanimë prej dy javësh në fronin e “The Top List”, duke e pozicionuar kështu origjinalin në vend të dytë. A do të ketë vallë ai projekt të njëjtin fat si ky i fundit, i cili renditej në vend të parë prej 10 javësh rresht? Na mbetet të presim për ta zbuluar…