Kjo verë ka sjellë një tjetër “bombë” muzikore dhe radha i përket Skerdit dhe Samantës. Dyshja e njohur ka bashkuar fuqitë për projektin e titulluar NKN (Nuk ma më ndjenja), e cila menjëherë ka rrëmbyer vëmendjen e publikut për shkak të ritmit veror.
Samanta, projekti i fundit i së cilës ka rreth 5 muaj që është publikur, ka ardhur në një super formë fizike, e kuruar deri në detaje.
Pavarësisht se flet për një cift që ndahet, publiku ka shijuar pafund ritmin por pse jo, shumë persona mund ta gjejnë veten në teksin e kësaj kënge.
Por a do të jetë “NKN” një “Bugatti” e re?
Po të kthehemi pas në kohë, në Gushtin e vitit 2018-të, kujtojmë që Gjiko së bashku me Skerdin publikuan “Si Bugatti”, një këngë që cmendi verën dhe që u shndërrua në këngën më të prefruara të publikut shqiptar.
Gjithcka varet nga votat e publikut nëse kjo këngë do të ecë në gjurmët e Bugatti-t, por një gjë është e sigurt, kjo këngë të bën ta dëgjosh me volumin në maksimum.