Kjo javë përveç se solli shumë projekte në klasifikim, fati e donte që të ishin dhe të zhanreve të ndryshëm. Ritmike, Rap, Hip-Hop, si dhe këngë romantike…

E pikërisht tek këto të fundit do të dëshironim që të ndaleshim pak. Këtë javë si hyrje e re në listë kemi pasur dy projekte të tilla romantike.

Bëhet fjalë për Skerdi Agon me “Pa mu” dhe Julio Imerin me “Ne të dy”. Teksa Julion dhe baladat i kemi parë gjithmonë së bashku, Skerdi na ka ardhur disi surprizë me këtë këngë.

Vetëm një javë më parë artisti erdhi në klasifikim me “Xinxerfille”, një remake mjaft interesant dhe ritmik, “Pa mu” është me natyrë komplet tjetër. Nga ana tjetër, “Ne të dy” e Julio Imerit të bën të emocionohesh dhe të gjesh diçka nga vetja në të.

Megjithatë, Skerdi pozicionohet këtë javë në vend të 99-të me “Pa mu”, ndërsa “Xinxerfille” renditet në vend të 43-të. Kurse Julio Imeri me këngën bazuar në historinë e dashurisë së tij pozicionohet në vend të 41-të.