“Tonight”, projekti mes Loré dhe Vin Velit ka qenë ndër më të preferuarit e publikut që në çastin e parë të publikimit. Ende edhe sot kjo këngë dëgjohet kudo, qoftë për natyrën që ajo ka në vetvete, qoftë dhe për këtë dyshe kaq të suksesshme që zgjodhën të bëheshin bashkë.
E thënë kjo, tani Loré zgjodhi që të sillte një tjetër bashkëpunim këtë herë me naBBoo, të titulluar “Extasy” që është bërë këtë javë pjesë e klasifikimit të “The Top List”. Por pyetja është, a do të jetë “Extasy” aq e suksesshme sa “Tonight”?
Që në javë e parë të hyrjes në listë, “Tonight” u pozicionua mjaft mirë, ekzaktësisht në vendin e 20-të, një pozicion mjaft i mirë për një hyrje të re muzikore. Në javën e dytë, ky bashkëpunim vazhdoi të votohej pafund, duke arritur sa më në majë të listës dhe duke u pozicionuar në vendin e dytë.
Pas shumë uljeve dhe ngritjeve, “Tonight” arriti që me kalimin e javëve të pozicionohej në krye të listës. Një vend që Loré dhe Vin Veli arritën ta mbanin për dy javë rresht.
Megjithatë edhe “Extasy” duket se është në rrugën e duhur. Vetëm në javën e parë të klasifikimit ky projekt ka arritur që të pozicionohet në vend të 13-të dhe gjasat janë që mund të arrijë suksesin e “Tonight”, mbase edhe tatejkalojë atë. Por është ende herët për ta përcaktuar dhe do të na duhet të presim dhe pak për të mësuar dhe impaktin e publikut gjatë javëve në vazhdim.