Elhaida Dani publikoi albumin e saj “ZanIN” dhe të gjithë sytë dhe vëmendja u drejtuan nga ajo. Jo një por pesë këngët e albumit, u votuan për të qenë pjesë e klasifikimit në “The Top List”. E ndërsa kënga e saj “Zanin” u përzgjodh nga votat tuaja për të marrë fronin e kësaj jave, zbuloni se ku ndodhen në pozicionim këngët e tjera të saj, të cilat u bënë menjëherë hite.

Projekti i saj që qëndron më lart në pozicionim, pas këngës “Zanin”, është “Jam betu”. Kjo këngë pozicionohet në vend të 6-të për kët1% javë, shumë afër Top 5.

Nga ana tjetër “Amore”, një këngë dashurie, renditet në vend të 11-të, por pritshmëritë mbeten të larta për javët në vazhdim.

“Kënga Jonë”, të cilën Elhaida e ka cilësuar si të preferuarën e saj, nuk ka debutuar shumë lart në krahasim me tre të tjera e sipërpërmendura. Kjo këngë renditet në vend të 45-të.

“Hajmali” duket se ka debutimin më të dobët, të paktën deri tani, nga këngët e albumit. Kjo këngë nuk ka rezultuar shumë fatsjellës për Elhaidën, që e ka pozicionuar atë në vend të 81-të.