Elhaida Dani është një nga artistet më të talentuara dhe të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm. Sukseset e saj tashmë janë kthyer në ndërkombëtare dhe Elhaida po vazhdon të ngjitet me hapa galopantë në karrierën e saj.

Elhaida Dani me albumin e saj “ZanIn” arriti të korrte suksesin e dëshiruar brenda një periudhe shumë të shkurtër. Në muajin shtator të vitit 2021, Elhaida pulikoi albumin e saj të titulluar “ZanIN”, me të cilin ajo kishte kohë që punonte.

Pas shumë e shumë sukseseve, duket se ky qenka vetëm fillimi për Elhaidën. Mes angazhimeve të saj të shumta, ndër to dhe pjesëmarrja në spektaklin e kërcimit ”Dancing With The Stars”, artistja ka ardhur me një këngë të re.

Ajo ka publikuar ”Vetja”, që prej dy javësh tashmë renditet në vend të parë të ”The Top List”. Megjithatë, Elhaida nuk ndalet me kaq.

Së fundmi thuhet se artistja do të vijë me një koncert të sajin në Tiranë. Por duket se do na duhet të presim dhe pak që të zbulojmë më shumë mbi këtë arritje tjetër të këngëtares.