Kjo është java e dytë që Unikkatil është sërish kryesuesi i klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Falë mbështetjes së madhe të publikut, projekti muzikor i reperit, “Ni Milion Rrugë” nuk ka lëshuar as këtë javë kreun.

Rreth dy javë më parë, artisti ka dhënë një koncert në Zvicër, ku ka përjetuar një emocion të veçantë me shqipet e atij shteti.

Rikthimi në muzikë i Unikkatil pas një pauze muzikore ka lumturuar pafund fansat e reperit, të cilët jo vetëm dëgjojnë por dhe votojnë këngën e artistit, duke premtuar se kreu do i takojë Unikkatil për një kohë të gjatë.

Sa i përket hyrjeve të reja këtë javë, ato kanë qënë rreth 7 projekte muzikore, duke treguar kështu që artistët shqiptarë po publikojnë këngët e tyre për sezonin e nxehtë të verës.