menu

Treshja më e nxehtë e “The Top List”, pushtohet nga artistet femra


Ora: 13:15 Datë: 19/03/2017

Kanë kaluar 66 javë që nga publikimi i klasifikimit të “The Top List”, ku nga java në javë, është vënë re një konkurrecë e madhe sa i  përket renditjes së projekteve muzikore si edhe kryesimit të listës.

Treshja më e nxehtë e listës, këtë javë, është e pushtuar nga artistet femra, ku pas Era Istrefit që mban kreun me “Redrum”, Dhurata Dora me Dj Geek renditet në vendin e dytë me projektin muzikor “Ayo”, ndërsa Dafina me debutimin e saj në tregun amerikan, “Four Season”, qëndron në vendin e tretë.

Kanë kaluar 3 javë që kënga më e re e Era Istrefit, “Redrum”, është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List”. Prej 2 javësh, prurja më e re e këngëtares mban kreun e klasifikimit, duke treguar qartë se publiku vazhdon ta votojë dhe mbështesë Erën.

Sa i përket prurjeve të reja, nuk kanë munguar edhe këtë javë. 4 projekte muzikore janë futur në “The Top List”, duke lënë jashtë disa prej këngëve që qëndronin për një kohë të gjatë në klasifikim.

Kënga që është ngjitur më me shumë pozicione është bashkëpunimi i Getinjo dhe Kidës, “Ku je”, ndërsa kënga që ka humbur më shumë pozicione është kënga e Ana Bakaj, “Reckless”.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, Top Awards, java 66:

  1. Era Istrefi ft. Felix Snow – Redrum
  2. Dhurata Dora ft. Dj Geek – Ayo
  3. Dafina – Four season
  4. Ledri ft. Lumi B – Krejt Shoket e mi
  5. Majk – Fund
  6. Andrra – Kalle Llamen
  7. Argjentina Ramosaj – Pse
  8. Elinel – Qmos (Predator)
  9. Shpat Deda – Ninulle
  10. Hitboyz – Knej nga Durrsi
  11. Onat ft. Majk – Le t’xhelozojn
  12. Kida ft. Xhensila – Uh Baby
  13. Capital T ft. Macro & dj Nika – C’est la guerre
  14. Butrint Imeri – E jona
  15. Familia Ideale – Jashte
  16. Getinjo ft. Kida – Ku je
  17. Ledri Vula – A jena mire
  18. Alban Skenderaj – Dikur
  19. Gjiko – Yjet Nalt
  20. Era Istrefi – Bonbon
  21. Dren Abazi & Zzo – Kur je me mua
  22. Stresi – Mos u dorzo
  23. Elvana Gjata ft. Capital T & 2po2 – Lejla
  24. Ledri Vula – Kings
  25. Majk – Kcen
  26. Alban Skenderaj – Stoli i Trendafilave
  27. Olidena ft. Sergio – Ajer
  28. Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
  29. Samanta ft. 2Ton – Bashk’
  30. Mozzik ft. Arta – Je shku
  31. Ronela Hajati – Mos ik
  32. 2po2 ft. Unikkatil – Kryt nalt
  33. Kida – Enderr
  34. Bes aft. Flori – 1 2 3
  35. Dhurata Dora – Vec Ty
  36. Stanaj – Romantic
  37. Ermal Fejzullahu ft. Nora Istrefi – Hije
  38. Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
  39. Ana Bakaj – Reckless
  40. Xuxi – Seven Days
  41. Edona Vatoci – Miremengjes
  42. Bojken Lako – Sekret
  43. Ylli LImani – Shiu
  44. Stine – Mama
  45. Stine – Bela
  46. Soni Malaj – Pergjithmone
  47. Blunt ft. Real – Suzi
  48. Vlashent Sata – Erdhi Dita
  49. Gjiko – Je shku
  50. Buja ft. Don Phenom & MR.PM – Shqipet e New Yorkut