menu

“Top Albania Radio” mbledh artistët e “The Top List”


Ora: 15:29 Datë: 16/02/2018

14 Shkurti prej 20 vitesh është shndërruar në ditën më të rëndësishme të të gjithë shqiptarëve. Top Albania Radio, e krijuar në vitin 1998, ishte e vetmja radio kombëtare private që alternoi dhe zhvillloi një erë të re dixhitale në të gjithë hapësirën shqiptare.

Në festën e madhe të ditëlindjes së saj, ishin pothuajse të gjithë. Që nga 14-vjeçarët e parë që themeluan radion, e deri tek ata të cilët janë rritur së bashku me TAR.

Në këtë event ishin të pranishëm dhe shumë figura publike nga fusha të ndryshme të artit dhe kulturës. Nuk kanë munguar gjithashtu edhe artistët e “The Top List”, këngët e të cilëve vazhdojnë të votohen për javë të tëra nga fansat, duke u shndërruar në këngët më të dëgjuara dhe të preferuara të muzikës moderne shqiptare.

West Side Family, Young Zerka, Renis Gjoka, Bojken Lako dhe Kastro Zizo janë disa nga këngëtarët që kanë qënë apo ende vazhdojnë të jenë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Landi dhe Miri, dy anëtarët e WSF janë pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar me rikthimin e tyre muzikor, “Beso”. Gjatë kësaj jave, kjo këngë është votuar masivisht nga fansat, duke u ngjitur me +17 pozicione dhe duke u renditur në vendin e 12-të.

Ndërsa Young Zerka , prej 13 javësh, është pjesë e “The Top List” me bashkëpunimin e tij me Ledri Vulën, “Nona”. Falë mbështetjes së fansave, kjo këngë është ngjitur me 3 pozicione këtë javë, duke zënë vendin e 14-të.