West Side Family e shpall sezonin e verës zyrtarisht të hapur. Djemtë kanë sjellë këngën më të re të tyre që mban titullin “Me Ex”.

Nëse çdo këngë tjetër e publikuar deri më tani, ju është dukur jo aq ritmike apo diçka si klishe, atëherë “Me Ex” është kënga që ju duhet. E në fakt nuk e kuptuam se sa po na mungonte një projekt i tillë, deri në çastin që vjen West Side Family dhe rrëzon komplet këngët e tjera të verës.

Landi dhe Miri kanë sjellë më të mirën e tyre në këtë projekt, edhe pse vetë ata thonë se e mira nuk ka fund. Por kjo këngë duket se i ka të gjitha, ritmet shumë verore, tekst i thjeshtë, videoklip i arrirë dhe shumë ‘ i nxehtë’…

E çfarë mund të kërkojmë më tepër?! Kështu që, zërin në maksimum, një gotë me pije në dorë dhe jepini ‘me ex’!