Rikthehet Blleki sërish në “The Top List”! Kishte kaluar një kohë goxha e gjatë që kur reperi ishte pjesë e listës dhe ja ku erdhi momenti i duhur.

Një nga hyrjet e reja në klasifikimin e ”The Top List” për këtë javë është edhe artisti Blleki me projektin e tij më të fundit. Kënga e tij e re mban titullin “TATALOKA” dhe e ka renditur artistin në vend të 52-të të listës.

”TATALOKA” pjesë e mixtape të tij më të ri dhe ka arritur që të bëhet mjaft virale menjëherë. Artisti ka treguar edhe njëherë talentin e tij në rep dhe realizime të arrira.

Hiti i tij i fundit që ka qenë në renditjen e ”The Top List” ka qenë ”Shkoj”, një këngë me tone më të zbutura dhe romantike. Epo ç’të themi, Blleki di vërtetë si të na surprizojë.