menu

Rikthehet fuqishëm Vedat Ademi me një hit që do pushtojë verën


Ora: 15:32 Datë: 24/05/2019

Edhe pse është zhvendosur në SHBA, Vedat Ademi është rikthyer pranë publikut të tij, të cilit i mungon pafund këngëtari i tyre i preferuar.

Artisti i njohur ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, i cili pritet të shndërrohet shumë shpejt në një hit që do pushtojë këtë verë.

“Nuk kam faj” mban titullin kjo prurje e re muzikore, për muzikën e të cilit ka punuar Genti Myftaraj ndërsa për tekstin është kujdesur Kevin Kalo dhe Vedat Ademi.

SI gjithmonë edhe në këtë projekt muzikor, Vedati ka ardhur romantik, duke folur për një dashuri të përfunduar, ku ëndrrat dhe premtimet kanë mbetur në mes.

“Te lutem mos humb më por na jep kënaqësinë të kemi sa më shumë muzikë nga ty”, “Sa mirë që u riktheve, na ke munguar”, “Na kishte munguar zëri yt magjik”, këto janë disa nga komente të shkruar në kanalin “Youtube” të Vedat Ademit, duke treguar qartë se fansave i ka munguar pafund artisti i tyre i preferuar.

Duke shpresuar që Vedati të jetë sa më shumë aktiv në muzikë, fansat kanë sugjeruar që kënga “Nuk kam faj” të futet menjëherë në “The Top List”, duke e renditur mjaft mirë, ekzatësisht në vendin e 10-të.