menu

Për kë e ka këngën Enca?


Ora: 16:51 Datë: 16/02/2019

Ndryshe nga projektet e mëparëshme muzikore, Enca ka vendosur të vijë me një këngë romantike të titulluar “Balad”.

“”Balada” ime është si ato xhupat që vishen nga të dyja anët, mund të qash dhe të kërcesh me të”, shkruan në një postim në Instagram këngëtarja.

Me një melodi dhe tekst të vetë artistes, nuk dihet nëse kjo histori e kësaj kënge është një përjetim personal i Encës. “Flisnim për të ardhmen, çfarë ndodhi me ne”?, thuhet në disa vargje të këngës. Pavarësisht se Enca është hermetike kur bëhet fjalë për jetën e saj personale, kjo këngë, publikuar muajin e të dashuruarve, ka ngacmuar paksa fansat, të cilët duan të dijnë më shumë për jetën personale të artistes por derimë tani nuk kemi asnjë deklaratë nga ana e artistes.

“Balada”, e cila ka ardhur e shoqëruar me një videoklip, e shfaq këngëtaren paksa më ndryshe edhe në stilin e të veshurit dhe kjo “meritë” i takon Niko Komanit, i cili në një intervistë për “Wake Up” në Top Channel është shprehur se ka arritur ta veshë Encën, ndryshe nga klipet e tjera ku shfaqej e zhveshur. Madje dhe shumë fansa komentojnë se kjo është hera e parë që e shohin artisten të mbuluar.

Falë sugjerimeve të shumta nga ana e publikut shqiptar, kjo këngë është bërë pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Awards”, duke zënë vendin e 100-të. Nuk dihet se cili do të jetë pozicionimi i kësaj kënge javën e ardhshme por një gjë është e sigurt, fansat e Encës nuk janë zhgënjyer aspak nga kjo prurje e re e artistes së tyre të preferuar.