Sipas disa burimeve jo zyrtare, Elvana Gjata, Mozzik, Dhurata Dora, Butrint Imeri dhe Ledri Vula janë ndër artistët më të paguar të verës nëpër klube. Në fakt kjo nuk vjen si surprizë duke marrë parasysh edhe këngët hite që këta artistë kanë. Këngëtarët numërojnë në repertorin e tyre shumë suksese, shumë prej të cilave janë dhe pjesë e “The Top List”.

Avantazhi që artistët kanë, është se shumica e këngëve të tyre, sjellin një frymë shumë ritmike dhe verore. Kjo jo vetëm duke u nisur nga projektet e tyre të fundit. Përkundrazi, ata dinë që të sjellin gjithmonë atë që do publiku, jo vetë sezonin e verës. Dhe vërtetë që publiku i dëgjon me shumë kënaqësi të gjitha projektet e tyre, qoftë në clube apo jo.

Dhe janë këto të fundit që i përzgjedhin këngëtarët duke e ditur se ambientet do të mbushen plot me njerëz që mezi presin t’i dëgjojnë këngët e tyre të preferuara. Duhet thënë që Elvana, Butrinti apo Ledri kanë sjellë së fundmi shumë projekte të reja dhe kjo është pikërisht ajo që duan fansat. Atmosferë e mirë plus muzikë e mirë dhe artistë të mirë, është e barabartë me një kohë të shpenzuar plot kënaqësi. Dhe kjo tek këngëtarët përkthehet në sukses personal dhe sigurisht edhe goxha para në kuletë.