menu

Ja cilët janë artistët me më shumë javë në “Top 10”


Ora: 12:27 Datë: 30/01/2019

Kjo javë nuk ka ardhur me shumë ndryshime sa i përket renditjes së këngëve në “The Top List”. Nëse do të bëjmë një analizë të klasifikimit, do vëmë re se 10 vendet e para kanë patur shumë pak ulje dhe ngritje sa i përket pozicionimit të këngëve.

Ndërkohë që 10 vendet e para thuajse janë pushtuar nga projektet e prodhuara së fundmi, në këtë dhjetëshe ka këngë që kanë kohë që kanë dalë në tregun muzikor shqiptar.

Adriano është artisti, i cili ka 31 javë në klasifikim me projektin e tij muzikor, “Nale”, i cili për këtë javë renditet në vendin e 6-të. Falë mbështetjes së madhe nga ana e publikut, kjo këngë vazhdon të jetë në 10 këngët më të dëgjuara të “The Top List”, duke e bërë Adrianon në njërin prej artistëve me më shumë javë në “Top 10”.

E publikuar në muajin tetor, “Amor” është një tjetër këngë që ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar. Besa, e cila ka treguar ekskluzivisht për “Top Awards” se ka nisur punën për t’u futur në tregun francez, ka goditur në shenjë për këtë këngë, e cila prej 14 javësh qëndron jo vetëm në klasifikim por edhe në 10-shen më të votuar të momentit.

Pavarësisht se ka publikuar projektin e ri, “Kush?” e Burint Imerit vazhdon ende të dëgjohet dhe votohet nga publiku, duke u shpallur një nga 10 këngët më të bukura të klasifikimit zyrtar të “Top Awards”. Kjo këngë, e cila prej 14 javësh gjendet në klasifikimi, për këtë javë mban vendin e 10-të.

Alban Skënderaj di gjithmonë si t’i mbajë fansat e tij të karikuar dhe këtë gjë ka bërë me prurjen e tij më të fundit muzikore, “Nentor, 26”. Kjo këngë, e cila është kënduar në një mënyrë tepër origjinale, vazhdon të votohet rregullisht nga fansat, të cilët për këtë javë e kanë renditur në vendin e 8-të. “Nentor, 26” është pjesë e listës prej 9 javësh në total, duke e futur Alban Skënderaj në grupin e artistëve me më shumë javë në “Top 10”