# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

West Side Family

West Side Family është një grup i krijuar rreth viteve 96-97. Ai përbëhet nga Landi, Miri dhe Flori, të cilët kanë qënë në një klasë. WSF u shndërrua në grupin më të famshëm në atë kohë, me hitet muzikore të cilat ende luhen edhe sot nëpër klubet e natës. Njëri nga pjesëtarët e grupit, Dr. Flori u nda fatkeqësisht nga jeta në Nëntor 2014.

Pas një pauze disavjeçare në muzikë, ëWest Side Family, që tashmë përbëhet nga Landi dhe Miri, rikthehet në Dhjetor të 2017 dhe publikojnë projektin muzikor “Beso”, dedikuar mikut tyre të ndjerë Dr. Florit.

NEWS

“Pa Florin është jashtëzakonisht e vështirë”, West Side Family tregojnë sfidat dhe sukseset e tyre! 

I ftuar së fundmi në “Pardon My French” ishte Landi i West Side Family. Ai u shpreh për muzikën, planet, projektet e fundit por edhe ato që ka në plan të publikojë. Në një intervistë shumë speciale, Landi u shpreh për dashurinë për Dr. Florin, dhe se si grupi vazhdon...

West Side Family kthehen bindshëm këtë verë!

West Side Family e shpall sezonin e verës zyrtarisht të hapur. Djemtë kanë sjellë këngën më të re të tyre që mban titullin “Me Ex”. Nëse çdo këngë tjetër e publikuar deri më tani, ju është dukur jo aq ritmike apo diçka si klishe, atëherë “Me Ex” është kënga që...

Muzikë e mirë, ritme verore dhe promovimi i vendit/West Side Family sjellin këngën e re "Me Ex"!

West Side Family kanë publikuar këngën e tyre më të re që mban titullin “Me Ex”. Kënga ka vetëm pak ditë që ka dalë dhe me ritmet e saj mjaft verore dhe pozitive, ia ka dalë që të krijojë një impakt mjaft të mirë tek publiku. Nëpërmjet një lidhje telefonike për...

Jo vetëm “Mbretër pa Kurorë” solli një vëzhgim ironik të shoqërisë shqiptare, ja sa artistë kanë bërë tekste të tilla!

“Mbretër pa kurorë” e Alban Skënderaj arriti që të pozicionohej në vend të parë të klasifikimit të ”The Top List”. Kjo këngë arriti të pëlqehej shumë nga publiku, sigurisht dhe nga teksti aq aktual që ka. ”Mbretër pa kurorë”, një projekt që goditi në shenjë me mesazhin që transmetoi. Sarkazmë therëse...

Top Media solli këngën "Beso" për përshëndetjen e fundvitit, West Side Family rrëfejnë emocionet e tyre!

Kënga e fundvitit e realizuar nga stafi i Top Media erdhi si dedikim për të gjithë shqiptarët këtë fundvit, e cila ishte inspiruar nga hiti i grupit West Side Family publikuar rreth vitit 2017, “Beso”. Mesazhi kaq i bukur i kësaj kënge vjen që në titull duke bërë thirrje për...

Top Media sjell këngën e fundvitit, “Beso” nga West Side Family!

Top Media këtë vit ka zgjedhur të urojë festat me këngën “Beso” të grupit të njohur, West Side Family. “Tradita nuk është adhurimi i hirit, por ruajtja e zjarrit”, ky është mesazhi në fillim të këngës përshëndetëse të fundvitit 2022. Zjarri i besimit në zemrat e shqiptarëve duhet të vijojë...

West Side Family plotësojnë të gjitha shijet e publikut!

West Side Family rikthehet në “The Top List”! Ata vijnë me “Krahët e tua do jem”, hitin që e kemi adhuruar prej vitesh tashmë. Së fundmi “Krahët e tua do jem” është publikuar në YouTube në versionin ‘lyrics video’ dhe menjëherë ka krijuar nostalgji tek publiku, të cilët e kanë...

West Side Family, nga projektet e reja e deri te kujtimi i Dr. Florit...

Të ftuar së fundmi në “Pardon My French” në Top Albania Radio ishin Landi dhe Miri të njohur ndryshe si grupi shumë i dashur West Side Family. Dyshja dha një intervistë speciale, ku folën për jetën personale dhe atë profesionale. Një pjesë shumë e rëndësishme e intervistës ndërkohë, ishte teksa...

West side family dhe Eranda sjellin këngën "torturuese" të verës

Nëse ende nuk jeni fiksuar me emrin “Marinela” bëhuni gati pasi kjo do të jetë “tortura” e kësaj vere. Grupi i dashur i publikut shqiptar West Side Family ka bashkuar fuqitë me këngëtaren e mirënjohur Eranda Libohova për një ndër këngët ritmike të kësaj vere. Ky projekt muzikor, i cili...

"Nutella" dhe "E Imja" janë dy këngët me më shumë pozicione në ngjitje këtë javë

Ndërkohë që janë bërë pjesë e klasifikimit javën e kaluar, dy projektete muzikore “Nutella” dhe “E Imja” kanë korrur një super sukses këtë javë, duke u shndërruar në këngët që janë ngjitur me më shumë pozicione këtë javë. Duket se shumë fanse e kanë gjetur veten tek prurja e re...

West Side Family vjen me një tjetër këngë që rrëmben zemrat e publikut

“E Imja” titullohet prurja me e re e grupit të famshëm West Side Family. Të rikthyer më fuqishëm se kurrë, djemtë e talentuar po korrin suksesin e radhës me prurjen e tyre më të re. E publikuar vetëm një javë më parë, kjo këngë është bërë menjëherë pjesë e 100...

West Side Family rikthehet në origjinë me "Komshie-n"

Ndërkohë që projektin muzikor “Beso”, West Side Family e ka cilësuar si një vazhdim të asaj çfarë Dr. Flori kishte lënë, kënga më e re e këtij grupi e ka kthyer atë në origjinë. E publikuar vetëm një javë më parë, projekti më i ri i titulluar “Komshia”, ka marrë...

West Side Family në 20 këngët më të pëlqyera të javës

West Side Family është i vendosur të arrijë suksesin e dikurshëm dhe padiskutim që ia ka dalë. Ndërkohë që kanë kaluar vetëm 6 javë që nga publikimi i tyre i ri, është vënë re se nga java në java mbështetësit e muzikës së tyre sa vijnë e shtohen. Në javën...

"Top Albania Radio" mbledh artistët e "The Top List"

14 Shkurti prej 20 vitesh është shndërruar në ditën më të rëndësishme të të gjithë shqiptarëve. Top Albania Radio, e krijuar në vitin 1998, ishte e vetmja radio kombëtare private që alternoi dhe zhvillloi një erë të re dixhitale në të gjithë hapësirën shqiptare. Në festën e madhe të ditëlindjes...

Një pjesëtar i ri tek West Side Family?! Ja mendimi i fansave...

West Side Family është rikthyer në tregun e muzikës shqiptare dhe projekti i tyre, “Beso” është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar. Por me rikthimin e tyre, shumë fansa kanë ngritur pyetjen nëse do të ketë një pjesëtar të ri në grup. Pavarësisht kësaj, në një intervistë të dhënë për...

A do të ketë një pjesëtar të ri në West Side Family?

Rikthimi i West Side Family në tregun muzikor na ngjallur një interes të madh të publiku shqiptar dhe javëve të fundit ata kanë qënë të pranishëm në shumë programe televizive dhe radiofonike. Së fundmi djemtë e talentuar, Landi dhe Miri, kanë qënë të ftuar në programin #thuajemepepsi, drejtuar nga Dojna...

10 ditë pasi u nda nga jeta, Dr. Flori la këtë pasuri për publikun dhe djalin e tij

Pas një shkëputje disavjeçare, grupi i suksesshëm shqiptar, West Side Family, ka bashkuar fuqitë për t’u rikthyer dhe për të sjellë projektin muzikor, të titulluar “Beso”, i cili ka emocionuar pafund publikun shqiptar, me muzikën dhe mesazhin që përcjell. Landi dhe Miri, dy anëtarit e grupit, prej kohësh kishin paralajmëruar...