West Side Family rikthehet në “The Top List”! Ata vijnë me “Krahët e tua do jem”, hitin që e kemi adhuruar prej vitesh tashmë.

Së fundmi “Krahët e tua do jem” është publikuar në YouTube në versionin ‘lyrics video’ dhe menjëherë ka krijuar nostalgji tek publiku, të cilët e kanë votuar për të hyrë në klasifikimin e “Top Awards”. Kjo këngë na ka shoqëruar prej vitesh dhe vazhdon të na emocionojë njësoj si herën e parë.

Megjithatë, kur themi që West Side Family plotëson të gjitha shijet e publikut, nuk e themi kot. Pak ditë më parë ata kanë sjellë dhe një ripunim të këngës popullore “Lule t’bukra ka Tirona”, me po të njëjtin titull. Përveç se pop, hip-hop, ata shkëlqejnë dhe në popullore.

“Krahët e tua do jem” e ka pozicionuar dyshen e West Side Family, Landin dhe Armirin, në vend të 90-të të klasifikimit të “The Top List”. Por duke ditur popullaritetin e kësaj kënge dhe sa shumë adhurohet nga publiku i çdolloj moshe, projekti i tyre do të vazhdojë rrugëtimin e tij në ngjitje në listë.