Rikthimi i West Side Family në tregun muzikor na ngjallur një interes të madh të publiku shqiptar dhe javëve të fundit ata kanë qënë të pranishëm në shumë programe televizive dhe radiofonike.

Së fundmi djemtë e talentuar, Landi dhe Miri, kanë qënë të ftuar në programin #thuajemepepsi, drejtuar nga Dojna Mema.

Dyshja, e cila ka sjellë një humor të veçantë në studio, ka folur për rikthimin e tyre, planet në të ardhmen dhe kohët e arta të West Side Family.

Ndërkohë që për asnjë moment të intervistës së tyre nuk kanë harruar këngëtarin e ndjerë, Dr. Florin, ata janë shprehur se i mungon shumë miku i tyre.

Të pyetur nga Dojna nëse Landi dhe Miri janë të gatshëm të pranojnë një pjesëtar të ri në grupin e tyre, përgjigjia ka qënë e menjëherëshme, “Jo”. Ata janë shprehur se janë të gatshëm për bashkëpunime me artistë të tjerë por West Side Family do të ketë gjithmonë Landin, Dr. Florin dhe Mirin.

West Side Family është rikthyer për të qëndruar dhe djemtë momentalisht po punojnë për realizimin e projekteve të reja muzikore të cilat priten të kenë suksesin e “Beso”.

Po dyshja është rikthyer gjithashtu pas në kohë, duke kujtuar kohët e arta të karrierës së tyre muzikore. Landi ka treguar së si qëndronte me orë të tëra në këmbë për të dhënë autografe pasi Miri dhe Dr. Flori kishin rënë dakord që do ishte Landi ai që do jepte autografet.

Gjatë kësaj javë “Beso” ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm, duke u ngjitur me 18 pozicione nga java e kaluar. Falë mbështetjes së fansave, ky projekt muzikor për këtë javë mban vendin e 25-të.