# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Stine

Ernest Duka ose siç njihet me emrin e artit Stine, është një ndër këngëtarët dhe kantuatoret me te spikatur në trevat shqiptare. Që i vogël ka qënë i dhënë pas muzikës dhe kërcimit, ai jepte mesime “hip hopi” në shkolla private dhe emigroi n3e Gjermani, ku fitoi çmimin si këngëtari dhe kërcimtari më i mirë.

Stine iu ngjit skenës shqiptare për herë të parë në vitin 1997, ku me atë grup fitoi disa çmime si në “Vera Fest 1999”, ku fituan çmimin e parë. Anëtarët e këtij grupi ishin Ernesti, Blendi dhe Tani. Kënga fituese e këtij festivali iu be më vonë edhe “remixi” por që në të këndon vetëm Stine me titull “Me mungon”. Në Prill 2006, Stine merr pjesë në “Top Fest 3” me këngën “Ishe Ti”, ku fiton çmimin e Internetit.

Ai banon në Tirane, ku ka edhe studion e tij “Stine Records”. Shumë prodhime muzikore, shumë hite dhe shumë talente të reja kanë dalë nga kjo studio.

NEWS

Stine nxjerr nga arkivat perlat e tij, së shpejti dhe albumi…

Stine ka sjellë së fundmi këngën “Çfarë të kam bërë”, një projekt që në fakt është krijuar 13 vite më parë por vetëm tani ka gjetur kohën ta publikojë. Artisti ka qenë i ftuar në “Wake Up” për të folur më shumë mbi këtë këngë, por edhe të tjerat që...

Çfarë i kanë bërë Stines?!

Stine është një nga këngëtarët dhe kantautorët më të dashur për publikun shqiptar. Ai ka realizuar shumë këngë që do të mbesin gjatë  dhe do ti rezistojnë kohës. “Çfarë të kam bërë”, titullohet projekti më i ri që krijuesi njohur i hiteve, Stine ka publikuar vetëm pak ditë më parë....

Stine: “Sukses mund të bëjë kushdo, por a e mban dot?!”

I ftuar në emisionin “Lancio” ka qenë artisti i njohur Stine. Në këtë intervistë ekskluzive, ai foli më shumë rreth jetës e karrierës si kurrë më parë. Ai ka folur edhe rreth shkëputjes së tij nga muzika, për shkak të qëndrimit në Gjermani, dhe se si e sheh ndryshimin në...

Një album i ri, Stine zbulon hapin e tij të radhës!

Energjia e të gjithë atyre që kontribuojnë në TAR çdo ditë, orë e minutë, është detaji që e dallon atë nga të tjerat. Për nder të 25-vjetorit të Top Albania Radio-s, u organizua një mbrëmje gala me të ftuar të shumtë nga bota e artit dhe televizionit. Stine ka qenë...

Stine sjell filmin "Mad Max" me projektin e tij të ri!

Vetëm pak javë pasi solli projektin “Dinasty”, Stine vjen tashmë me një tjetë hit. “Apocalypse” mban titullin kënga e tij më e re të cilën publiku e ka votuar për të hyrë në klasifikimin e kësaj jave në “The Top List”. Ky projekt për nga ideja e videoklipit të ngjan...

Stine do ta blejë me lek, dashurinë!

Stine vjen sërish në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare të javës. Ai ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Dinasty”. “Dinasty” është bërë menjëherë pjesë e “The Top List” duke u renditur kështu në vend të 59-të të klasifikimit. Ashtu si gjithmonë, Stine ka...

Stine dhe rikthimi i tij fuqishëm!

Stine nuk ka të ndalur! Artisti është rikthyer sërish në klasifikimin e “The Top List” me një tjetër projekt të ri. Bëhet fjalë për “Xhemile” që erdhi së bashku me G-Bani dhe Renis, i cili po pritet mjaft mirë nga publiku. “Xhemile” ka sjellë dhe dy artistë të rinj për...

Alandy bashkon forcat me Stinen, ja rezultati...

Sot në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio ishte i ftuar në studio producenti dhe këngëtari Alandy. Pak ditë më parë Alandy ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “AM DO” në bashkëpunim me artistin e njohur Stine. Pse pikërisht e ka titulluar kështu Alandy...

Ku e kishte fshehur Stine zërin e Dr. Florit për projektin "SFL"?

7 vite pas ndarjes nga jeta, Aurela Gaçe dhe Stine tregojnë si rikthyen në skenë Dr. Florin. Së fundmi, në një intervistë për emisionin “Wake Up”, të ftuar kanë qënë artistët e njohur Aurela Gaçe dhe Stine. Së bashku kanë publikuar këngën e tyre më të re, të titulluar “SFL”,...

Aurela Gaçe dhe Stine vijnë me projektin e ri, "risjellin" Dr. Florin!

Teksa po shijon ende suksesin e këngës së saj të fundit, “Çupa nga Vlora”, Aurela bëri pak pushim për t’u rikthyer më fuqishëm kësaj here. Artistja ka treguar se së fundmi pas pushimeve ka nisur të punojë për albumin e saj më të ri, por ajo ka zbuluar dhe një surprizë...

Kujt ja priste mendja që Getoari shkon me Stinen!

Ghetto Geasy ka ardhur kësaj here në një bashkëpunim me Stinen, gjë e cila erdhi si surprizë për shumë nga publiku. Nisur kjo nga natyrat shumë të ndryshme të dy artistëve të njohur. Megjithatë, duke mos e pritur fare këtë projekt që do sillte dyshja e njohur, fansat nuk janë...

Stine sjell Lil Beban

Stine është një tjetër artist që mbështet shumë talentet e reja në muzikë dhe kështu ka vepruar në projektin e tij më të ri muzikor. “Me Amas” mban titullin prurja më e re e Stines, i cili ka ardhur në bashkëpunim me Lil Beba. Po kush ështe Lil Beba? I...

Njihuni me Xheron, hyrjen më të re në "The Top List"

Stine ka publikuar projektin e radhës muzikor dhe kësaj radhe ka bashkuar fuqitë me një tjetër artist dhe bëhet fjalë për Xheron. Në fakt, ky nuk është bashkëpunimi i parë për dyshen, pasi po të kthehemi pas në kohë, kujtojmë që Stine dhe Xhero kanë punuar për projektin “WTF”. “Locka”...