Stine ka publikuar projektin e radhës muzikor dhe kësaj radhe ka bashkuar fuqitë me një tjetër artist dhe bëhet fjalë për Xheron. Në fakt, ky nuk është bashkëpunimi i parë për dyshen, pasi po të kthehemi pas në kohë, kujtojmë që Stine dhe Xhero kanë punuar për projektin “WTF”.

“Locka” mban titullin kjo prurje e re muzikore, e cila është futur në klasifikim këtë javë, falë mbështetjes nga ana e publikut. Ndërkohë që Stine ka qënë pjesë e listës zyrtare të “Top Awards” disa herë, Xhero futet në klasifikim për herë të parë.

Po kush është Xhero?

Xhero, i lindur më 23 Janar 1986 në Kosovë, është një këngëtar, emri i vërtetë i të cilit është Regjep Maksuti. Ai është anëtar i grupit FER, me të cilin ka realizuar albumin e parë muzikor “Lshoja Zonin” në vitin 2009-të. Në këtë album, Xhero ka bashkëpunime me Lyrical Son dhe Gjikal.

Xhero vazhdon të jetë tepër aktiv në tregun muzikor shqiptar, duke publikuar këngë “solo” por edhe bashkëpunime të shumta me emra të njohur të muzikës si Stine, Ledri Vula, Getinjo, Ingrid Gjoni etj.

Nëse dëshironi të zbuloni më shumë për artistët shqiptarë dhe artistë pjesëmarrës në “The Top List”, mjafton të klikoni në kategorinë tonë “Artistë