# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Era Istrefi

Era Istrefi, e lindur më 4 Korrik 1994 në Prishtinë, është një këngëtare dhe tekstshkruese e suksesshme. Ajo arriti të bëhej e famshme me projektin e saj debutues, “Mani për money”, në vitin 2013, i cili tërhoqi vëmendjen e publikut.

Era u vlerësua nga kritikët jo vetëm për muzikën por edhe për stilin e saj të veçantë në të kënduar. Në janar 2016, Era Istrefi fitoi një vëmendje të madhe ndërkombëtare me këngën “Bonbon”, duke u krahasuar edhe me Sia-n apo Rihanna-n. Për shkak të këtij suksesi, ajo lidhi kontratë me shtëpitë e mëdha diskografike amerikane Sony Music Entertainment dhe Ultra Music në shkurt 2016.

NEWS

Butrinti dhe Era nga Parisi me dashuri…

Dyshja që nuk e kishim menduar më parë për bashkëpunime, mesa duket ka zgjedhur të na surprizojë. Këngëtari shumë i dashur për publikun Butrint Imeri dhe këngëtarja Era Istrefi, janë bërë bashkë për herë të parë, për një projekt të ri muzikor. Kënga titullohet “Lonely” dhe është publikuar vetëm pak...

Era Istrefi, këngëtarja e parë shqiptare që arrin këtë rekord në muzikë!

Era Istrefi, është një nga këngëtaret e njohura shqiptare, e cila para pak kohësh bëri një mungese të gjatë nga projektet muzikore. Megjithatë, prej pak kohësh ajo u rikthye fuqishëm pasionit të saj, duke publikuar jo një, por disa këngë të reja shumë të suksesshme. Por “Bonbon” është kënga që...

Shkëlqimi dhe rënia e Era Istrefit, pse nuk po ‘dhez’ më artistja kaq premtuese?!

Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, e cila para pak kohë bëri një mungese të gjatë nga projektet muzikore për t’u rikthyer fuqishëm pasionit të saj, duke publikuar jo një, por disa këngë të reja shumë të suksesshme. Duket se tanimë, erdhi koha që bukuroshja të vazhdojë karrierën...

Nëse zgjoheni herët, kjo është kënga për ju!

Pas një largimi të gjatë nga skena muzikore, Era Istrefi është rikthyer më fuqishëm se kurrë. Ajo tha që nuk do të ndalej dhe duket se po i mban premtimet duke u siguruar të sjellë vetëm hite. Këngët e reja të saj kanë rezultuar shumë të suksesshme. E tillë ishte...

Debuton në vendin e 100-të Era Istrefi dhe Don Xhoni!

Kohëve të fundit Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë trazuar rrjetin me postimet e tyre në rrjete sociale. Dueti i dyshes titullohet “Hala” dhe është publikuar vetëm pak ditë më parë, bashkëpunim ky që e ka treguar suksesin që në fillim. Jo vetëm që është pëlqyer nga publiku e sidomos...

Era Istrefi sërish pjesë e "The Top List" me më të renë e saj!

Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, pas një mungese të gjatë nga projektet muzikore iu rikthye pasionit të saj, ku vetëm para pak ditësh publikoi këngën më të re. “TKRKT” titullohet projekti i saj më i ri i cili është bërë pjesë e “The Top List” këtë javë....

Ja 5 këngët që janë ngjitur më shumë në klasifikim këtë javë!

Një rritje me shumë pozicione në listën e 100 këngëve më të mira shqiptare në “The Top List” që disa prej projkteve kanë pësuar. Jeni kuriozë të mësoni se cilat janë ato këngë apo ata artistë që bënë diferencën këtë javë? Në vend të parë të kësaj liste kemi Era...

Era Istrefi, afër apo larg "Bon Bon"?!

Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, pas një mungese të gjatë nga projektet muzikore iu rikthye pasionit të saj, ku vetëm para pak ditësh publikoi këngën më të re. Duket se tanimë, erdhi koha që bukuroshja të vazhdojë karrierën e saj muzikore atje ku e ka lënë, për...

Pas “Bebe”, Era Istrefi po ‘gatuan’ diçka tjetër!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor. Megjithatë, ajo i ka mbajtur të azhurnuar fansat me postime të ndryshme nga jeta e saj e përditshme dhe së fundmi ka treguar se po punon në një studio muzikore. Shpesh...

Nora dhe Era ngjiten më shume se kushdo, + 80 pozicione në javë

Motrat e talentuara, Nora dhe Era Istrefi, nuk kanë zhgënjyer aspak publikun shqiptar. Bashkëpunimi i tyre i parë muzikor ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm këtë javë, duke u shpallur kënga që është ngjitur me më shumë pozicione se kushdo. Falë votave të publikut, i cili duket se e ka...

Motrat Istrefi mbyllin listën për këtë javë

Një bashkëpunim i shumëpritur por që më në fund u finalizua. Dy motrat e famshme, Era dhe Nora Istrefi kanë bashkuar fuqitë për herë të parë dhe sigurisht që nuk mund të zhgënjenin. “Nuk e di” titullohet kjo prurje e re muzikore, e cila që në momentet e para të...

Tre hyrje të reja në "Top 20"

Jemi në javën e 173-të të klasifikimit dhe nga java në javë, vëmë re që shumë projekte të reja i shtohen listës, sikurse ka ndodhur edhe këtë javë. 9 projekte të reja muzikore janë për pjesë e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke treguar se me...

Rikthehet fuqishëm "Bonbon", nuk na ndahet dot zemra prej saj

Publiku është i vendosur, “Bonbon” mbetet një nga hitet e padiskuteshme të Era Istrefit dhe pse jo të muzikës shqiptare. E publikuar rreth tre vite më parë, kjo këngë vazhdon ende të elektrizojë publikun shqiptar dhe këtë e tregojnë më së miri votat e publikut, të cilat e kanë rikthyer...

"Bonbon nuk bon mo", largohet kënga nga klasifikimi, për herë te dytë. A do të kthehet më?

Javën e kaluar, “Bonbon” e Era Istrefit shënoi plot 81 javë në klasifikimin zyrtar të “Top Awards” por kjo javë ka rezultuar fatale për këtë projekt muzikor, i cili ka mbetur jashtë Top Listës. Në fakt, kjo është hera e dytë që kjo këngë largohet nga klasifikimi. Po të kthehemi...

Projekti ndërkombëtar i Era Istrefit futet në klasifikim

Një tjetër projekt i shumëpritur është konsideruar projekti më i ri i Era Istrefit. Artistja shqiptare ka bashkuar fuqitë me artistët me famë botërore Dimitri Vegas dhe Like Mike. “Selfish” titullohet ky projekt muzikor, i cili është bërë pjesë e klasifikimit këtë javë, duke zënë vendin e 51-të. Kjo këngë...

Gocat fitojnë në "Top 10", mes tyre vetëm një djalë!

10 pozicionet më të nxehta të “The Top List” janë pushtuar nga artistet femra, duke lënë kështu të nënkuptohet se muzika e tyre po pëlqehet më shumë momentalisht. Kreu i klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare i përkët pikërisht një artiste femër dhe bëhet fjalë...

Era Istrefi me dy hyrje të reja në "The Top List"

Era Istrefi ka surprizuar fansat e saj javën e kaluar, duke publikuar dy projekte të reja muzikore. Këngëtarja shqiptare, e cila po ecën gjithashtu suksesshëm në tregun ndërkombëtar, ka ardhur më dy bashkëpunime dhe bëhet fjalë për dy emra të njohur në botë, Steve Aoki dhe Jonas Blue. Ndërkohë që...

Elvana Gjata dhe Era Istrefi "përplasen" për këngën më të vjetër në transmetim

Të dyja janë artiste të talentuara, të cilat përveçse kanë shkëlqyer në tregun muzikor shqiptar, Elvana Gjata dhe Era Istrefi tashmë gjenden të pranishme edhe në tregun ndërkombëtar me muzikën e tyre. Dy këngëtaret prodhojnë vazhdimisht muzikë të re për t’i mbajtur fansat sa më pranë tyre por pavarësisht kësaj,...

Era Istrefi rikthehet sërish në klasifikim me "BonBon"

Fansat e këngëtares me famë ndërkombëtare, Era Istrefi vazhdojnë t’i qëndrojnë besnikë hitit të saj të padiskutueshëm “BonBon”. Edhe pse ka rreth dy vite që është publikuar, kjo këngë që ishte si katapultë për suksesin e saj ndërkombëtar, ka rrëmbyer zemrat e publikut që e ka votuar jo vetëm për...

A do ia dalë Era Istrefi ndërkombëtarisht?

Emri i saj u bë i njohur në muzikën botërore falë projektit të saj muzikor “Bonbon”, i cili u shndërrua në një hit muzikor brenda një periudhe shumë të shkurtër. Pas këtij suksesi, Era Istrefi vijoi projektet e saj, duke bashkëpunuar me artistë të huaj, të cilat gjithashtu rezultuan të...