Era Istrefi, është një nga këngëtaret e njohura shqiptare, e cila para pak kohësh bëri një mungese të gjatë nga projektet muzikore. Megjithatë, prej pak kohësh ajo u rikthye fuqishëm pasionit të saj, duke publikuar jo një, por disa këngë të reja shumë të suksesshme.

Por “Bonbon” është kënga që i dha jehonë ndërkombëtare asaj. E tashmë, Era ka arritur një rekord me këtë këngë. Shtatë vjet pas publikimit, “Bonbon” ka arritur në shifrën e 900 milionë klikimeve në YouTube.

Ka qenë vetë këngëtarja që ka ndarë lajmin me fansat e saj në rrjete sociale. duke bërë kështu me dije se “Bonbon” mbetet kënga shqipe më e dëgjuar në YouTube.