# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Cricket

Donat Prelvukaj, i njohur për publikun shqiptar si Cricket është një ndër producentët më të sukssesshëm shqiptar dhe këtë e vërtetojnë bashkëpunimet e shumta me artistë mjaft të njohur.

Donati, i cili ka studiuar në Fakultetin e Komunikimeve Masive, dega Produksion, është themeluesi dhe menaxheri i studios muzikore, “Cricket Music”.

Përvec punës me artistë të mëdhenj, i cili numëron disa produksione të suksesshme si “Sjena Mo” e Majk dhe Ghetto Geasy dhe “BonBon” të Era Istrefi, Donat ka sjellë së fundmi disa projekte muzikore në bashkëpunim me Numen si “Kthema Kohen”, “Me Fal” dhe “Mesazhi”.

Producenti ka zgjedhur të paraqitet me emrin artistik Cricket duke u krahasuar me melodinë e gjinkallës dhe ai dëshiron që muzika e tij të dëgjohet kudo sikurse tingulli që ato lëshojnë.

NEWS

Pas Alban Skënderaj, Ada bashkëpunon me Ya Nina dhe Cricket!

Ada erdhi për herë të parë në “The Top List” me bashkëpunimin me Alban Skënderaj në “Ama”. Me këtë projekt ajo u bë edhe më e njohur në tregun muzikor shqiptar. Gjithmonë ka punuar më shumë si kompozitore, por tani ka vendosur që të vijë dhe si këngëtare, duke e...

Fansat nuk e “harrojnë” ta fusin Dafinën në Top 100!

Kur bëhet fjalë për një bashkëpunim midis Dafina Zeqirit dhe Cricket, dijeni se fjala hit është emëruesi i tyre i përbashkët. Ashtu cilësohet edhe projekti i tyre më i ri, “Harroj”. Kënga e tyre ka rrëmbyer menjëherë zemrat e fansave, të cilët me votat e tyre e kanë votuar për...

Disa nga këngët e verës së kaluar që po rezistojnë ende në "The Top List"!

Vera e kaluar ishte plot me projekte të reja që u kthyen menjëherë në hite të padiskutueshme. Madje vazhdojnë të jenë ende ndër më të preferuarat e publikut edhe sot pasi ende votohen dhe janë në klasifikimin e “The Top List”. Ja cilat janë ato… Butrint Imeri x Kida x...

Ja me cilin bashkëpunim të ri mbyllet Top 100!

“Dikur” titullohet një nga projektet më të reja që i bashkohet këtë javë klasifikimit të “The Top List”. Kënga vjen pikërisht nga Cricket dhe Diona Fona. Një bashkëpunim që duhet thënë se qëlloi në shenjë, pasi u prit mjaft mirë nga publiku që në çastet e para të publikimit. “Dikur”...

Ja cilat janë bashkëpunimet më të suksesshme në 320 javë klasifikim!

Duket se bashkëpunimet janë goxha të suksesshme dhe pëlqehen shumë tek publiku. Sidomos nëse hedhim një vështrim në klasifikimin e “The Top List” gjatë këtyre 320 javëve, do të vëmë re se vërtet disa artistë duke bashkuar forcat së bashku, kanë sjellë hite të papërsëritshme. Por cilat kanë qenë disa...

Klasifikimi i ri i javës, Cricket del, Cricket hyn...

Me klasifikimin e kësaj jave në “The Top List” u hasëm me disa surpriza. Ndër të tjera ishte dhe një nga hyrjet e reja. Cricket dhe Muma kanë ardhur në një bashkëpunim, të titulluar “Thema”. Dhe rastësisht me hyrjen e re të këtij projekti në klasifikimin e kësaj jave, një...

Ja cilat janë ndryshimet e Top 10 për këtë javë!

Kjo javë nuk solli ndryshime shumë të mëdha për sa i përket klasifikimit të këngëve në Top 10, në krahasim nga java e kaluar. Kreun për këtë javë e ka marrë përsëri Elhaida Dani me një nga këngët e albumit të saj, “Zanin”, që duket se ka qenë më e...

Ja cilët janë artistët me më shumë se një këngë në Top 20!

Padyshim që disa artistë kanë dalluar nga të tjerët këtë sezon veror duke pasur shumë projekte të sukseshme. Ka patur dhe nga ata që nuk janë mjaftuar vetëm me një hit, por e kanë argëtuar publikun me disa këngë të publikuara. Por cilët janë ata artistë që dallojnë me më...

Ja cilat janë këngët që janë ngjitur më shumë këtë javë...

Ndërkohë që kreu i listës nuk ka pësuar shumë ndryshime nga java e kaluar, shumë këngë të tjera të listës janë votuar më shumë nga publiku shqiptar, duke u ngjitur sa më lart në klasifikim. Projekti më i ri nga Dafina Zeqiri i titulluar “Happy Birthday” ka vetëm 2 javë...

Ja kush ka kryesuar deri më tani në Verë 2021!

Padyshim që deri më tani projektet verore kanë qenë shumta dhe kanë rezultuar shumë të pëlqyeshme për publikun. Nga këngët melankolike deri tek ato më ritmike, ja cilat kanë qenë këngët që kanë kryesuar në ‘fron’ të klasifikimit në “The Top List”. Ledri Vula – Don Mo  Kënga “Don Mo”...

Elvana merr kreun, por Dafina nuk bie shumë poshtë

“Lufta” për të zënë vendin e parë në klasifikimin e “Top Awards” sa vjen dhe bëhet më e ashpër. Thuajse të gjithë artistët kanë vendosur të rikthehet fuqishëm në muzikë pas një pauze muzikore, duke “luftuar” se cili do të jetë hiti i verës 2021-të. Ndërkohë që javën e kaluar,...

Këngët që pretendojnë majën këtë javë

Java e ardhshme në klasifikimit në “Top Awards” duket se do të sjellë ndryshime të mëdha dhe shumë surpriza për publikun. Dukshëm kjo gjë do të ndikojë dhe në “Top 5”. Në krye të klasifikimit për këtë javë ka qenë kënga “Pa ty” nga Cricket, Muma dhe Dafina Zeqiri. Kënga...

Ngjyrat që kanë mbizotëruar nëpër videoklipet e verës deri më tani

Nuk ka asnjë dyshim që këtë verë do ta shijojmë në mënyrën më të mirë të mundshme me projektet e reja muzikore të artistëve më në zë. Nëse ndalemi pak tek videoklipet që janë publikuar së fundmi, do të vëmë re një mbizotërim gati-gati të njëjtë ngjyrash. Kënga që është...

Dafina zëvendëson veten e saj!

“Pa ty” është shndërruar në këngën më të dëgjuar dhe të preferuar të javës, duke arritur të zërë kështu vendin e parë. Ndërkohë që javën e kaluar debutoi në vendin e 83-të, këtë javë, remix-i i Cricket, Muma dhe Dafina Zeqirit është ngjitur me plot 82 pozicione, duke u renditur...

"Pa Ty", remix për verë 2020-të

Në muajin prill Cricket dhe Muma prezantuan për publikun shqiptar “Pa ty“, një këngë që arriti të fitonte menjëherë zemrat e publikut shqiptar. “Pa ty” pati një debutim mjaft të mirë në klasifikim dhe madje edhe pse kanë kaluar 8 javë, kjo këngë vijon të votohet nga publiku, i cili...

Cricket dhe Numen me një tjetër ripunim!

Cricket dhe Numen është tashmë një dyshe që risjellë hite muzikore dhe ketë e kemi parë me shumë këngë të njohura. Së fundmi producenti Cricket dhe këngëtari Numen kanë bashkuar sërish fuqitë, duke sjellë një version mjaft interesant dhe të bukur të këngës “Loti s’është tharë”, origjinalia e së cilës...

Ja cilat janë këngët që janë ngjitur më shumë këtë javë

Ndërkohë që kreu i listës nuk ka pësuar shumë ndryshime, shumë këngë të tjera të listës janë votuar më shumë nga publiku shqiptar, duke u ngjitur sa më në majë të listës. Kënga që është votuar më shumë këtë javë është bashkëpunimi i Boocky Dj dhe Art Abazi, “Ndoshta ke...

Gocat në krye!

Edhe pse artistët meshkuj kanë qënë ata që kanë kryesuar zonën e nxehtë të listës për disa javë rresht, kjo javë ka sjellë ndryshime pasi artistet femra janë renditur në krye. Dy prej tre këngëve të kreut janë sjellë nga dy artistet femra dhe bëhet fjalë për Eneda Tarifën dhe...

"Top 5" ndryshon thuajse i gjithi

Klasifikimi i “Top Awards” sjellë surpriza në 5-shen më të nxehtë të saj këtë javë. Ndryshe nga një javë më parë, kur vendin e parë e mbante Elvana Gjata me këngën e saj “Thirr”, këtë javë, Cricket dhe Yll Limani ka përmbysur kreun, duke u pozicionuar të parët me këngën...

Tre hyrje të reja në "Top 10"

Edhe pse gjendemi ende në një periudhe të pasigurt sa i përket ecurisë së muzikës për shkak të pandemisë, artistët nuk janë ndalur  së prodhuari muzikë por kanë vijuar të punojnë për të qënë sa më pranë publikut. Klasifikimi i kësaj jave është konsideruar mjaft surprizues dhe shkak për këtë...