Bojken Lako është një këngëtar, kompozitor dhe multi-instrumentist shqiptar i rrymës rock alternative industrial. Ai është gjithashtu autor, regjisor i programeve të ndryshme televizive dhe radiofonike. Karriera e tij muzikore starton në vitin 1993 me publikimin e albumit të parë “King Of Beers” me grupin “The Fish Hook”. U bë i njohur për publikun e gjerë shqiptar në vitin 1999 me këngën “Asgjë e largët”, pjesë e albumit “Monitor”.
Që nga viti 1993 ka formuar grupe të ndryshme (The Fish Hook,The Hook, Bojken Lako and the Fish, Bojken Lako Band, Breza) me të cilat ka performuar në festivale ndërkombëtare dhe ka realizuar disa albume.
Bojken Lako është një nga themeluesit kryesorë të “Top Albania Radio” dhe programeve muzikore në Top Channel. Ai është autor dhe regjizor i programeve/festivaleve televizive dhe jo vetëm, si përshembull : Top Fest, Top Select, Promo Zone, Bulza, Tirana Art Fest.