“Mono”, një projekt që solli bashkë tre artistë të njohur dhe mjaft të talentuar, Alban Kondin, Bojken Lako dhe Kastro Zizo, këtë javë është pozicionuar në Top 10 pas 30 javësh si pjesë e klasifikimit të “The Top List”. “Mono” këtë javë është rritur me 9 pozicione nga java e kaluar dhe renditet në vend të 9-të.

Mesa duket kjo këngë sa vjen e po pëlqehet akoma e më shumë nga publiku. Bashkëpunimi i tre artistëve që goditi në shenjë, po i reziston kohës dhe prurjeve të reja. Këngët komerciale patjetër që pëlqehen nga kushdo, por ajo që bën diferencën është një këngë e mirë dhe e plotësuar në çdo këndvështrim.

“Mono” është pikërisht shembulli konkret i atij projekti që transmeton vlera dhe talent, pa pasur nevojë për shumë bujë e për publicitet. Sepse fundja këngët e mira dijnë ta gjejnë vetë rrugën tek dëgjuesit dhe menjëherë rrëmbejnë zemrat e tyre.

Ky bashkëpunim i artistëve me gjasa do të vazhdojë të rritet dhe nuk mendojmë se do i iki ndonjëherë ‘koha’. Dhe fundja nuk ka se si, kur publiku di si dallojë një këngë të mirë, që kur ajo publikohet.