Young Zerka ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re, të titulluar “Desire” që është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List”. Kjo këngë e ka sjellë artistin në një frymë të re dhe më ndryshe nga sa jemi mësuar që ta shohim atë. Young Zerka shfaqet tejet romantik dhe ne na tërhoqi menjëherë vëmendjen.

Për “Desire”, këngëtari ka bashkëpunuar sërish me Alandy-n, producentin dhe muzikantin me të cilin bëri dhe këngën “Sorry”, që u prit mjaft mirë nga publiku. Edhe ky projekt gjithashtu ka pritshmëri të mëdha dhe mendohet të jetë shumë i suksesshëm. Young Zerka-n jemi mësuar që ta shohim më së shumti me këngë të atmosferës më ritmike dhe me stilin tipik xhamajkan që vetëm ai di si të zotërojë.

Megjithatë, në këtë projekt shohim një Young Zerka më romantik, më të ndjerë dhe më ‘love seeker’. E ne na ka pëlqyer shumë ky stil. Dhe kjo këngë është sa romantike, aq edhe provokuese, ku nuk kanë munguar as skenat e nxehta në videoklip. “Desire” i ka ardhur shumë për shtat atij dhe ne dëshirojmë që të eksperimentojë edhe më shumë në projekte të tjera.

Ky projekt renditet momentalisht në vend të 78-të të klasifikimit në “The top List”.