Nëse mendonit se kënga për urimin e ditëlindjes duhet të jetë vetëm e gëzueshme, mendohuni sërish! Po sikur t’ju themi që ka dhe versione të trishta?!

Në fakt, e para ishte Kaltrina Selimi që solli një version të tillë për urimin e ditëlindjes, para më shumë se 14 vitesh. T’i urosh dikujt ditën e lindjes edhe pse nuk jeni më pranë njëri-tjetrit…

E tashmë ja ku na vjen dhe një version i ri. Këngëtari i njohur, Ylli Limani ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Ditëlindja”, titullohet kënga e re e Yllit që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Ky projekt është një baladë urimi gjë të cilën ne e presim nga Ylli dhe një zhaner që i shkon atij më së miri.

Por a ja uron Ylli ditëlindjen ndokujt që e ka lënduar, apo jo, kjo mbetet ende një enigmë. “Ditëlindja” pozicionohet këtë javë në vend të shtatë të klasifikimit.