Yll Limani vjen ashtu siç i ka hije! Artisti ka publikuar projektin e tij më të ri, që mban titullin “Dje”.

Menjëherë në çastet e para të publikimit të këngës së tij të re, publiku i jep votat maksimale për të hyrë në klasifikimin e “The Top List”. Por jo vetëm kaq, Ylli arrin të rrëmbejë menjëherë fronin e javës.

“Dje” nga Yll Limani është një këngë balladë, e mbushur me emocion dhe melankoli. Teksti i këngës përshkruan një histori dashurie që ka kaluar, me një ndjenjë të thellë të humbjes dhe nostalgjisë.

Ylli gjithashtu është në pergatitje të koncertit të tij në fundvit i cili zhvillohet më datë 27 dhe 28 Dhjetor në AMC HALL në Prishtinë. Suksesi i artistit korri sukses edhe në shitje të biletave të koncertit, sepse pasi dolën në shitje u shitën të gjitha vetëm në 3 orë.