Yll Limani dhe Dj Geek kanë bashkuar forcat në projektin më të fundit që premton të jetë një hit i vërtetë. Kënga e tyre më e re titullohet “Fjalë” dhe padyshim që do jetë ai projekt që do ta dëgjojmë e do ta ridëgjojmë sado kohë të kalojë.

Duket se Dj Geek ka bërë pak ‘pushim’ nga Dafina Zeqiri, me të cilën ka publikuar projektet e tij të fundit dhe tashmë ka provuar një tjetër bashkëpunim, atë me Yll Limanin. Kjo dyshe nuk na zhgënjeu aspak me “Fjalë”.

Edhe pse ky është bashkëpunimi i parë i dyshes, fansat e kanë pritur mjaft mirë që në momentet e para të publikimit. “Fjalë”është shkruar nga reperi Elinel, ndërsa melodia nga vetë Ylli. Videoklipi është shumë i thjeshtë dhe shumë i bukur, përshtatur me temën e këngës.

Pritet që “Fjalë” të jetë hiti i momentit, ashtu si çdo këngë tjetër e Yllit. Dhe fakti që Dj Geek është pjesë e këtij projekt e bën akoma dhe më të sigurtë këtë pritshmëri. Ky projekt e ka renditur dyshen në vend të 13-të të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë.