Yll Limani po shënon një tjetër sukses të madh me “International Live Tour 2026”, teksa kërkesa për koncertet e tij në arenën ndërkombëtare po vazhdon të rritet. Në kuadër të fazës së tretë të turneut, këngëtari do të performojë në disa qytete të rëndësishme evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara.

Në Stuttgart të Gjermanisë, koncerti i 19 shtatorit në Porsche-Arena ka arritur në 99% të shitjes së biletave, ndërsa në Bergamo të Italisë, për koncertin e 3 tetorit, janë shitur 75% e biletave. Në Londër, ku Yll Limani do të performojë më 23 tetor në Troxy, 70% e biletave tashmë janë shitur. Ndërkohë, koncerti i planifikuar më 5 dhjetor në Hammerstein Ballroom në New York është tashmë “SOLD OUT”, duke shënuar një tjetër sukses të madh për Yll Limanin.

Për shkak të kërkesës së madhe, Yll Limani do të ngjitet në skenën e Hammerstein Ballroom edhe më 4 dhjetor, duke shtuar kështu një natë të dytë në New York. Biletat për këtë datë të re kanë nisur tashmë të shiten. Me Stuttgartin në 99%, Bergamon në 75%, Londrën në 70% dhe natën e parë në New York të sold out, Yll Limani po e çon “International Live Tour 2026” drejt një tjetër suksesi të madh, duke dëshmuar edhe një herë kërkesën e madhe për muzikën e tij nga shqiptarët edhe jashtë trojeve shqiptare.