Noizy është kthyer në personazhin më të komentuar të ditëve të fundit. Kjo jo vetëm për projektet e tij të njëpasnjëshme këtë verë, bashkëpunimet me disa nga artistët më të suksesshëm, por gjithashtu edhe për mega koncertin e tij të mbajtur një javë më parë në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, “Alpha Show”.

Këtë javë një prej bashkëpunimeve më të suksesshme këtë verë vjen me një tjetër arritje. Pikërisht “Alkool” nga Yll Limani dhe Noizy ka arritur që të pozicionohet në vend të dytë me 19 vende më lart nga java e kaluar.

E jo më kot kjo këngë po pëlqehet kaq shumë. Ritmi dhe teksti i këngës të dërgon buzë detit dhe te kënaqësitë e plazhit.

Sigurisht dhe bashkimi i këtyre artistëve në një projekt bëri diferencën. “Alkool” pozicionohet fare pranë kreut që këtë javë e mban sërish Fifi dhe Gjiko me “365”, e nuk është çudi që javën e ardhshme ta shohim edhe në vend të parë. Gjithçka mund të ndodhë…