Bashkëpunimi më i fundit i Xhensilës duket se është në rrugën e duhur, duke marrë vlerësime maksimale nga fansat.
Pas bashkëpunimit të suksesshëm me Kidën, Xhensila Myrtezaj bashkoi fuqitë me një tjetër dyshe të suksesshme nga Kosova.
“Lova” mban titullin prurja më e re e këngëtares në bashkëpunim me Granit Dergutin dhe Mixey, e cila është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” javën e kaluar.
E publikuar rreth një muaj më parë, ky projekt muzikor ka tërhequr vëmendjen e publikut, kryesisht këtë javë, duke u votuar masivisht nga fansat e treshes, të cilët kanë mundur ta ngjisin këtë projekt muzikor me 23 pozicione në listën zyrtare të “Top Awards”.
Ndërkohë që javën e kaluar pozicionohej në vendin e 30-të, për këtë javë “Lova” renditet në vendin e 7-të, një pozicion ky mjaft favorit në listën e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.