Ka kaluar më shumë se një vit që kur Vanesa Sono u bë pjesë e “The Top List” për herë të parë. Projekti me të cilin ajo debutoi ishte “Aroma jonë”, një balade tipike romantike për dhimbjen e dashurisë.
Pas pak kohe mungesë, Vanesa Sono rikthehet sërish në listë. Sigurisht, edhe këtë herë me një tjetër baladë.
“Një gotë” është projekti që e rikthen atë fuqishëm në klasifikim. Kjo këngë në fakt, edhe pse baladë, nuk është shumë e ngjashme me “Aroma jonë”.
“Një gotë” vjen pak më ritimike, edhe pse i këndon dhimbjes së dashurisë. Mbase balada më e bukur e këtij viti, kjo këngë thërret pak nga secili prej nesh.