Për të 5-ën javë rresht, Unikkatil nuk ka ndërmend ta lëshojë kreun e klasifikimit të “The Top List”. Fansat besnikë të reperit më të dashur të publikut shqiptar, nuk rreshtin së votuari dhe dëgjuari projektin e Unikkatil, “Ni Milion Rrugë”.

Pas një mungese të gjatë në tregun muzikor shqiptar, Unikkatil ka goditur në shenjë me këtë këngë, duke i bërë fansat e tij mjaft nostalgjik.

Me rikthimin e tij në muzikë, Unikkatil i është rikthyer gjithashtu edhe koncerteve “live”, të cilat kanë sjellë një atmoferë të paharrueshme. Ende nuk ka një njoftim nga ana e artistit nëse së shpejti do të vijë në Shqipëri apo Kosovë për ndonjë koncert por një gjë është e sigurt, fansat po presin me padurim të shijojnë muzikën “live” të artistit të tyre të preferuar.

Nga ana tjetër duket se Unikkatil ka përzgjedhur të shijojë suksesin e “Ni Milion Rrugë” pasi akoma nuk ka një lajm për ndonjë projekt të ri që ai mund të publikojë së shpejti.