“Një album për të cilin kam ëndërruar shumë gjatë“, kështu është shprehur këngëtarja e njohur Tuna, për albumin e saj të ri “ForTuna”, i cili e ka rikthyer artisten në Tunën “e vjetër” dhe romantike. Ky album, i cili përmban në total 7 projekte muzikore, është cilësuar si një roman i shkrirë në 7 kapituj.
Për këtë album këngëtarja ka bashkëpunuar me emrat e njohur të muzikës, Aida Baraku dhe Armed Rexhepagiqi, të cilët i ka falenderuar pafund për punën e mrekullueshme. Tuna ka përzgjedhur të bëjë debutimin e këtij albumi në një recital, në të cilin ka performuar edhe Armend Rexhepagaiqi, duke e rikthyer në skenë artistin pas shumë vitesh mungesë. Këtij albumi nuk i ka munguar edhe Yll Limani, me të cilin Tuna ka një miqësi të ngushtë, duke sjellë bashkëpunimin ” A don hala”.
“Do të gjeni veten në faqet e këtij albumi, ju garantoj… diku mes dorëzimit, përgjërimit, urrejtjes e dashurisë… do të gjeni edhe forcën për të falur… madje më së shumti veten. Vetëm nëse jeni gati të kuroheni. Ky album është kurë për zemrën e secilit që dashuroi… së paku një herë. Është epos për fortunat e një zemre… Fortunat tona le te jenë këngët më të bukura” kështu shkruan në një postim të bërë në Instagram artistja e njohur.
Në fakt, po të kthehemi pas në kohë, do të kujtojmë që albumi i Tunës ka një ngjashmëri tepër të madhe me atë të Elvanës. Sikurse Elvana edhe Tuna ka përzgjedhur ta bëjë promovimin e albumit përmes një recitali. Të dy albumet mbajnë vulën e producentit maqedonas, Darko Dimitrov. Të dy albumet përmbajnë pak këngë pra i Elvanës përmban 6 ndërsa i Tunës 7. Si Elvana ashtu edhe Tuna kanë ardhur tepër romantike në albumet e tyre përkatëse.
“Fortuna”, i cili është publikuar më 8 mars, përmban 7 këngë por vetëm tre projekte muzikore janë sugjeruar pafund nga publiku shqiptar për të qënë pjesë e klasifikimit “The Top List”. “Plagë” është një nga këngët e renditura më mirë në listë, e cila mban vendin e 5-të ndërsa dy këngët e tjera “A don hala” dhe “Tani m’ke zemer” renditen përkatësisht në vendin e 20-të dhe 45-të.
https://www.youtube.com/playlist?list=PLFRgIybTbU6AGgHrxg0qNl9hE7SKA66Tg