Java që lamë pas ka sjellë dy prej bashkëpunimeve më të komentuara dhe më të dëgjuara në muzikën shqiptare: “Xheloz” nga Tuna dhe Bardhi, si dhe “Mama” nga Kida dhe Noizy. Të dyja këngët kanë bërë bujë që në momentet e para të publikimit, duke treguar se energjia dhe kreativiteti në skenën muzikore shqiptare janë në formën e tyre më të mirë. 

Tuna, një nga artistet më të njohura dhe të dashura, është rikthyer fuqishëm me “Xheloz”, në bashkëpunim me Bardhin, artistin që ka fituar zemrat e publikut me stilin e tij të veçantë. “Xheloz” flet për pasionin, kontrollin dhe dilemat në një marrëdhënie – dhe publiku është ndjerë i përfshirë menjëherë.

Nga ana tjetër, Kida dhe Noizy kanë bashkuar forcat për “Mama”, një këngë plot vibe veror. Kida, me vokalin e saj të ëmbël por të fuqishëm, dhe Noizy, me prezencën e tij karakteristike dhe energjinë që sjell në çdo projekt, kanë krijuar një hit. “Mama” ka marrë menjëherë përkrahjen e publikut, duke u kthyer në kolonën zanore të verës për shumë të rinj.

Por kë ka pëlqyer më shumë publiku? Ne në faqen tonë të Instagramin, ngritëm një sondazh ku pyetëm ndjekësit për këtë. Rezultatet ishin këto, “Mama” ka triumfuar me 51% të votave, kurse “Xheloz” ka marrë 49%.