Një javë e qetë ka qënë kjo sa i përket pozicionimit të këngëve  në “Top 5” por është Fifi ajo që ndryshon lojën, falë projektit më të ri muzikor, dedikuar dashurisë.

Ninulle dashurie” titullohet prurja më e re e Fifit, e cila jo vetëm është futur në klasifikim por ka arritur të pozicionohet menjëherë në vendin e 5-të.

Si një artiste që identifikohet me baladat, sigurisht që Fifi nuk ka zhgënjyer më prurjen e saj më të re, e cila përcjell një emocion të vërtetë.

Theksojmë që Fifi gjendet në klasifikim me një tjetër projekt muzikor dhe bëhet fjalë për bashkëpunimin me Young Zerka, “PaGajle”, e cila për këtë javë pozicionohet në vendin e 43-të.

Sa i përket vendit të parë, këtë javë i takon Capital T dhe projektit më të ri mzuikor “Fjalt e Nanes”. Stresi vazhdon të mbajë vendin e dytë me këngën “Loco”, duke mos ndryshuar asnjë pozicion nga java e kaluar. Një super surprizë këtë javë ka ardhur Martin dhe kënga e tij “Want me back”, e cila është pozicionuar në vendin e tretë. Bardhi vazhdon të pozicionohet në të njëjtin vend si edhe javën e kaluar me këngën “Betohemi“, pra në vendin e 4-t.